Nga një proces i automatizuar deri te një sistem i plotë.
I ndihmoj bizneset t’ia heqin ekipit punën e përsëritur, dhe ndërtoj softuerin mbi të cilin punojnë. Filloni me një vlerësim falas ose një pilot të vogël, dhe rrituni prej aty.
Automatizim i biznesit me AI
Nxjerrja e të dhënave nga dokumentet dhe mesazhet, shpërndarja e pyetjeve, raportet dhe lidhja e sistemeve, që ekipi të mos i bëjë më me dorë.
Më shumë →Softuer & ERP me porosi
Sisteme të dedikuara për operacione, stok, financa dhe logjistikë që zëvendësojnë letrat, Excel-in dhe programet e ndara.
Më shumë →SaaS & aplikacione mobile
Produkte softuerike të ndërtuara për një qëllim, me aplikacion web, iOS dhe Android, nga versioni i parë deri te klientët që paguajnë.
Më shumë →Backend, API & integrime
API me .NET, mikroshërbime, integrime dhe vendosje në prodhim: themeli i besueshëm mbi të cilin punon gjithçka tjetër.
Më shumë →Me kë punoj
04 · Si punojmë
Filloni me pak, rrituni kur funksionon.
Nuk keni nevojë të angazhoheni në një projekt të madh për të parë nëse automatizimi ia vlen.
- 1
Falas
Vlerësimi
Përgjigjuni disa pyetjeve ose përshkruajeni punën. Ju përgjigjem personalisht se çka do të automatizoja, dhe çka jo.
- 2
Çmim fiks
Pilot automatizimi
Një proces i automatizuar nga fillimi në fund, i përcaktuar pas një bisede, me kritere suksesi të dakorduara. Zakonisht 2–4 javë.
- 3
Faza
Ndërtimi i plotë
Nëse piloti funksionon, e zgjerojmë ose ndërtojmë sistemin më të madh: ERP, SaaS ose integrime, me një version që mund ta provoni çdo javë.
- 4
Sipas marrëveshjes
Mbështetje & përmirësim
Mirëmbajtje, monitorim dhe përmirësime me kushte që i dakordojmë bashkë. Funksionet e reja përcaktohen veçmas.
Çmim fiks, i dakorduar para se të fillojë puna · Kodi është juaji pasi të paguhet · Në shqip ose anglisht
Nuk e dini cili ju duhet?
Përshkruajeni problemin, jo zgjidhjen. Do t’ju them sinqerisht çka do të ndërtoja, dhe çka jo.