Smart Extract: nga screenshot-i i bisedës te porosia në postë, për sekonda.

Smart Extract është një SaaS me AI që e kam themeluar dhe ndërtuar për shitësit online në Kosovë dhe Shqipëri. Shitësi ngarkon një screenshot të bisedës me klientin, aplikacioni lexon emrin, numrin e telefonit, qytetin dhe adresën, dhe porosia regjistrohet te posta, pa shkruar asgjë me dorë.

Problemi

Shumë dyqane në Kosovë dhe Shqipëri shesin përmes rrjeteve sociale dhe i marrin porositë në chat. Pastaj çdo porosi duhet shkruar me dorë në faqen e postës: emri, telefoni, qyteti, adresa, produkti. Kjo merr një deri në dy minuta për porosi, dhe çdo gabim në numrin e telefonit ose në adresë bëhet problem në dërgesë.

Çfarë ndërtova

  • Nga screenshot-i te porosia. Ngarkoni një screenshot ose disa njëherësh. Google Gemini e lexon bisedën dhe i nxjerr emrin, telefonin, shtetin, qytetin, adresën dhe detajet e porosisë në një porosi të strukturuar.
  • Regjistrim direkt te posta. I integruar me katër posta: Postman, Delex, Cheetah dhe Express Posta. Porosia shkon drejt e në sistemin e postës.
  • Web dhe mobile. Aplikacion web për punën e përditshme, aplikacion Android në Google Play (iOS vjen së shpejti) dhe faqe publike.
  • API për partnerë, që sisteme të tjera ta përdorin nxjerrjen e të dhënave drejtpërdrejt.
  • Faturim i integruar. Abonime dhe kredite sipas përdorimit, me fatura në shqip dhe anglisht.

Si është ndërtuar

Backend-i është një API me .NET 10, Clean Architecture dhe CQRS, mbi PostgreSQL 18 dhe Redis. Aplikacionet web janë me Next.js, React dhe Tailwind CSS; aplikacioni mobil me React Native dhe Expo. API punon në Docker në Google Cloud Run, me CI/CD në GitHub Actions.

Dy vendime që ia vlen të përmenden:

  • Screenshot-et procesohen në memorie dhe nuk ruhen. Bisedat e klientëve janë të dhëna personale, prandaj sistemi ruan vetëm porosinë e nxjerrë, jo imazhin.
  • Punët në sfond kryhen nga një worker i veçantë në .NET. Rinovimet e abonimeve, faturat, analitika dhe email-at punojnë në një server të vogël të dedikuar në vend të instancave cloud gjithmonë aktive, që i mban kostot e ulëta për një produkt me çmime për dyqane të vogla.
  • .NET 10
  • Clean Architecture
  • CQRS
  • PostgreSQL 18
  • Redis
  • Google Gemini
  • Next.js
  • React Native
  • Expo
  • Cloud Run
  • GitHub Actions

Rezultatet

Nga prilli deri në shtator 2026, Smart Extract procesoi 35,797 screenshot-e, dhe 99.9% e tyre u procesuan me sukses. Vëllimi mujor u më shumë se trefishua nga prilli në gusht, pasi fillova të postoj video të shkurtra në TikTok, Instagram, YouTube, LinkedIn dhe Facebook. Regjistrimi i një porosie zgjat 5-10 sekonda në vend të 1-2 minutave, dhe shitësit nuk i rishkruajnë më adresat dhe numrat e telefonit. Ja çfarë thonë disa prej tyre:

“Me përdorimin e këtij aplikacioni na është lehtësuar shumë puna e regjistrimit të porosive nga rrjetet sociale në postë. Na ka ndihmu që t'i regjistrojmë porositë më shpejt dhe me më shumë saktësi. Gjithashtu gabimet janë zvogluar dukshëm. Ju rekomandojmë.”
21 Ditë ProduktProdukte organike
“Që kur kemi filluar ta përdorim Smart Extract, regjistrimi i porosive na është bërë shumë më i lehtë dhe më i shpejtë. Nga një screenshot i bisedës, të dhënat e klientit përgatiten automatikisht, pa pasur nevojë t'i shkruajmë manualisht. Na ka ndihmuar të kursejmë kohë, të zvogëlojmë gabimet dhe ta menaxhojmë më lehtë punën e përditshme.”
Premium PerfumeParfuma nga Franca, Prishtinë
“Na ka lehtësuar rreth 80% procesin e regjistrimit të porosive, duke i kthyer të dhënat direkt nga fotot në informacion të gatshëm për postim dhe menaxhim. Stafi është shumë i mirë dhe gjithmonë i gatshëm të përgjigjet në çdo kohë kur kemi nevojë për ndihmë.”
Luxury Shop KosovaDyqan online, Kosovë
“Smart Extract na e ka lehtësu shumë punën dhe na ka hequr stresin gjatë regjistrimit të porosive. Shumë punë të mirë keni ba, respekt.”
Hajra CompanyKonstruksione metalike me porosi

E ndërtuar me Amira Hoxhën, e cila bëri faqen e internetit dhe bazën e ndërfaqes së aplikacionit.

Ju duhet diçka e tillë për biznesin tuaj?

Nëse ekipi juaj kopjon me dorë të dhëna nga mesazhet, fotot ose dokumentet në një sistem tjetër, kjo punë zakonisht mund të automatizohet. Më tregoni si duket sot.

Të ngjashme