ERP dhe softuer me porosi, i ndërtuar sipas mënyrës si punoni.

Ndërtoj sisteme të dedikuara për biznese që kanë kaluar letrat, Excel-in ose një grumbull programesh: sisteme ERP, portale për klientë dhe partnerë, vegla të brendshme dhe aplikacionet mobile që shkojnë me to. Një sistem i vetëm, i bërë për biznesin tuaj, që është i juaji.

Për kë është

  • Biznese që punën kryesore ende e bëjnë me letra ose në Excel.
  • Ekipe që përdorin disa programe që nuk komunikojnë me njëri-tjetrin dhe i rishkruajnë të njëjtat të dhëna.
  • Kompani që softueri i gatshëm i detyron të punojnë rreth tij, jo me të.

Çfarë ndërtoj

  • Sisteme ERP për operacione, financa, inventar, HR dhe raporte, sipas procesit tuaj.
  • Portale për klientët, partnerët ose stafin në terren, në web dhe në telefon.
  • Vegla të brendshme dhe dashboard-e që zëvendësojnë Excel-in dhe raportet manuale.
  • Integrime me sistemet që i përdorni tashmë, që të dhënat të shënohen vetëm një herë.

Dëshmi

  • ERP për laboratorin dentar CeramDent: një sistem me 4 aplikacione web dhe 3 mobile që zëvendësoi letrat dhe programet e ndara. Në prodhim.
  • ERP për Ndërmarrjen Publike Banesore dhe sistem HR për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë (në PBC).
  • Sisteme të brendshme për HR dhe tiketa (në Abidat GmbH).

Me porosi apo i gatshëm?

Softueri i gatshëm zakonisht është zgjedhja e duhur kur procesi juaj është standard. Softueri me porosi ka kuptim kur mënyra si punoni është ajo që ju dallon, kur paguani për disa programe që prapë nuk ju përshtaten, ose kur ekipi humb orë duke bartur të dhëna mes tyre. Nëse një produkt ekzistues ju përshtatet, do t'jua them.

Si do të punojmë bashkë

Çmimi
Fiks, i dakorduar në ofertë para se të fillojë puna
Afati
Disa javë për një aplikacion web ose mobil të fokusuar; disa muaj për një ERP të plotë
Progresi
Një version që mund ta provoni, çdo javë
Kodi
Juaji, pasi të paguhet projekti
Mbështetja
Një periudhë e dakorduar pas lansimit
Ku
Në distancë ose fizikisht në Prishtinë; në shqip ose anglisht
  1. Ofertë e qartë. Çmim fiks dhe afat i përcaktuar, të dakorduar para se të fillojë puna.
  2. Dizajni dhe zhvillimi. Çdo javë merrni një version që mund ta provoni, që ta shihni progresin dhe ta drejtojmë projektin që herët.
  3. Lansimi dhe mbështetja. E publikojmë bashkë, dhe pas lansimit mbetem në dispozicion për një periudhë mbështetjeje të dakorduar.

Çmime të mira dhe shërbimi më i mirë që mund ta jap: flisni drejtpërdrejt me inxhinierin që e ndërton sistemin tuaj.

Biznesin e menaxhoni me letra dhe Excel?

Më tregoni si punon biznesi juaj sot, dhe unë ju tregoj si do të dukej një sistem me porosi dhe çka do të kërkonte.

Të ngjashme