Muhamed Hoxha, inxhinier softueri

GET /muhamed 200 OK

Ndërtoj sisteme të qëndrueshme, nga serveri deri te ekrani.

Inxhinier softueri me mbi 8 vjet përvojë në projektimin dhe zhvillimin e aplikacioneve web, sistemeve për biznese dhe produkteve me AI. Specializohem në backend me .NET, mikroshërbime dhe sisteme të bazuara në ngjarje, dhe e çoj produktin deri në fund: nga infrastruktura te ndërfaqja me Next.js.

{
  "name": "Muhamed Hoxha",
  "role": "Inxhinier softueri",
  "experience": "8+ vjet",
  "basedIn": "Prishtinë, Kosovë",
  "backend": ["C#", ".NET 10", "CQRS", "DDD"],
  "messaging": ["RabbitMQ", "MassTransit"],
  "frontend": ["Next.js", "React", "TypeScript"],
  "mobile": ["React Native", "Expo"],
  "data": ["PostgreSQL", "SQL Server", "Redis"],
  "availableFor": "projekte freelance",
  "offTheClock": ["ecje në natyrë", "pingpong"]
}

01 · Shërbimet

I disponueshëm për projekte freelance.

Si inxhinier softueri dhe zhvillues web në Prishtinë, punoj për klientë në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë, në distancë ose fizikisht. Nëse ju duhet një backend që e përballon përdorimin real, ose një produkt i plotë nga API deri te ndërfaqja, le të flasim.

Si do të punojmë bashkë

  1. 1

    Ofertë e qartë

    Çmim fiks dhe afat i përcaktuar, të dakorduar para se të fillojë puna.

  2. 2

    Dizajni dhe zhvillimi

    Çdo javë merrni një version që mund ta provoni, që ta shihni progresin dhe ta drejtojmë projektin që herët.

  3. 3

    Lansimi dhe mbështetja

    E publikojmë bashkë, dhe pas lansimit mbetem në dispozicion për një periudhë mbështetjeje të dakorduar.

Filloni një projekt

02 · Projektet

Të ndërtuara për t’u përdorur.

Live · SaaS me AI · 2025

Smart Extract

Një SaaS me AI që i kthen screenshot-et e bisedave me klientët në porosi për postë, që shitësit online të mos kopjojnë më adresa me dorë.

  • 35,000+screenshot-e në 6 muaj
  • 99.9%shkalla e suksesit
  • 5-10 spër porosi, jo 1-2 min

E ndërtuar me Amira Hoxhën, e cila bëri faqen e internetit dhe bazën e ndërfaqes së aplikacionit.

  • .NET 10
  • Google Gemini
  • Next.js
  • React Native
  • Cloud Run

Çfarë thonë shitësit për Smart Extract

“Me përdorimin e këtij aplikacioni na është lehtësuar shumë puna e regjistrimit të porosive nga rrjetet sociale në postë. Na ka ndihmu që t'i regjistrojmë porositë më shpejt dhe me më shumë saktësi. Gjithashtu gabimet janë zvogluar dukshëm. Ju rekomandojmë.”
21 Ditë ProduktProdukte organike
“Që kur kemi filluar ta përdorim Smart Extract, regjistrimi i porosive na është bërë shumë më i lehtë dhe më i shpejtë. Nga një screenshot i bisedës, të dhënat e klientit përgatiten automatikisht, pa pasur nevojë t'i shkruajmë manualisht. Na ka ndihmuar të kursejmë kohë, të zvogëlojmë gabimet dhe ta menaxhojmë më lehtë punën e përditshme.”
Premium PerfumeParfuma nga Franca, Prishtinë
“Na ka lehtësuar rreth 80% procesin e regjistrimit të porosive, duke i kthyer të dhënat direkt nga fotot në informacion të gatshëm për postim dhe menaxhim. Stafi është shumë i mirë dhe gjithmonë i gatshëm të përgjigjet në çdo kohë kur kemi nevojë për ndihmë.”
Luxury Shop KosovaDyqan online, Kosovë

Live · ERP me porosi · 2025-2026

ERP për laboratorin dentar CeramDent

Një ERP i dedikuar që zëvendësoi letrat dhe disa programe të ndara në një laborator dentar: 12 shërbime .NET, 4 aplikacione web dhe 3 mobile, në prodhim.

  • .NET 10
  • Microservices
  • Next.js 16
  • React Native
  • RabbitMQ

Projekte të tjera

  • eKosova · kontribut në platformën e Qeverisë së Kosovës (në PBC)
  • ERP për NPB · sistem ERP për Ndërmarrjen Publike Banesore (në PBC)
  • Hemetrics · për New York Blood Center (në Polymath Labs)
  • Online Campus V · aplikacion web për studime online (në FOM University)

03 · Arkitektura

Një ERP për laborator dentar, nga fillimi deri në fund.

Në CeramDent projektova dhe ndërtova një ERP të plotë për një laborator dentar, nga analiza e kërkesave deri në prodhim: 12 shërbime, 4 aplikacione web dhe 3 mobile, në vend të letrave dhe programeve të ndara. Kaloni mausin ose prekni një pjesë për të parë çfarë bën, ose lexoni rastin e plotë.

PortalPortalPortalPortal4 × Next.js 16 · SignalR
YARP API Gateway ES256 JWT · autorizim me politika
12 shërbime · .NET 10 · Clean Architecture · DDD · CQRS
RabbitMQ · MassTransit Transactional Outbox
PostgreSQL 18 një bazë për çdo shërbimRedisHashiCorp VaultJaeger · Seq OpenTelemetryDocker Compose · GitHub Actions
Kaloni mausin ose prekni një pjesë të diagramit.

04 · Përvoja

Tetë vjet softuer në prodhim.

  1. Shtator 2025 – Tetor 2026

    Inxhinier Full Stack · CeramDent

    Kontratë · Prishtinë, Kosovë · Hibrid

    • I kontraktuar për të projektuar dhe zhvilluar një platformë të plotë ERP për një laborator dentar, duke mbuluar gjithë ciklin e softuerit, nga analiza e kërkesave deri te vendosja në prodhim.
    • Backend: arkitekturë e shpërndarë me 12 mikroshërbime gati për prodhim në .NET 10, me Clean Architecture, DDD dhe CQRS (MediatR); komunikim i bazuar në ngjarje me RabbitMQ, MassTransit dhe modelin Transactional Outbox; autentikim ES256 JWT, autorizim dinamik i bazuar në politika dhe HashiCorp Vault për sekretet.
    • Frontend: katër aplikacione web me Next.js 16, TypeScript, MUI v7, Zustand dhe React Query, me njoftime në kohë reale nëpër portale përmes SignalR.
    • Mobile: tri aplikacione për iOS dhe Android me React Native, Expo dhe TypeScript, me përditësime në kohë reale përmes SignalR.
    • Infrastruktura: e kontejnerizuar me Docker Compose për zhvillim, staging dhe prodhim; PostgreSQL 18 me një bazë për çdo shërbim, Redis, Seq, Jaeger (OpenTelemetry) dhe YARP API Gateway; CI/CD me GitHub Actions.
  2. 2025 – sot

    Themelues & Zhvillues softueri · Smart Extract

    Në distancë

    • Themelova dhe zhvillova Smart Extract, një SaaS me AI që nxjerr të dhënat e porosive nga mesazhet dhe screenshot-et e klientëve dhe ndihmon regjistrimin e tyre te postat e shpejta lokale.
    • 35,797 screenshot-e të procesuara nga prilli deri në shtator 2026, 99.9% me sukses; çdo porosi merr 5-10 sekonda në vend të 1-2 minutave me dorë. I integruar me katër posta: Postman, Delex, Cheetah dhe Express Posta.
    • Backend: .NET 10 me Google Gemini, në Google Cloud Run. Web: Next.js, React dhe Tailwind CSS. Mobile: React Native dhe Expo (Android, iOS së shpejti).
  3. Dhjetor 2022 – Mars 2024

    Zhvillues Back-End · FOM University

    Në distancë

    • Bashkëpunova në shërbime web me Clean Architecture për funksionalitet të besueshëm.
    • Shkrova teste njësie me NUnit dhe mirëmbajta dokumentacionin teknik.
    • Kontribuova në Online Campus V, një aplikacion web për studime online.

    C# · .NET 6 · MariaDB · Entity Framework · Docker · Azure DevOps

  4. Prill 2020 – Shtator 2022

    Zhvillues softueri · PBC

    Prishtinë, Kosovë

    • Bashkëpunova në shërbime dhe aplikacione web me Domain-Driven Design dhe përshtata bazat e të dhënave sipas kërkesave që ndryshonin.
    • Zhvillova një sistem ERP për Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB), projektova një sistem HR për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore dhe kontribuova në platformën eKosova të Qeverisë së Kosovës.

    C# · ASP.NET Core MVC · SQL Server · Kendo UI · JavaScript · HTML · CSS · Bootstrap

  5. Prill 2019 – Nëntor 2019

    Zhvillues softueri · Polymath Labs

    Prishtinë, Kosovë

    • Punova në një ekip Agile që zhvillonte softuer për një klient në SHBA.
    • Projektet kryesore përfshinin Hemetrics për New York Blood Center dhe sistemin Davinci HR.

    C# · ASP.NET Core · ReactJS · JavaScript · SQL Server · DynamoDB

  6. Tetor 2018 – Mars 2019

    Zhvillues softueri · Abidat GmbH

    Prishtinë, Kosovë

    • Zhvillova një sistem të brendshëm HR dhe një sistem tiketash; shkrova specifikime dhe kod për prodhim, dhe zgjidha probleme të performancës.

    C# · ASP.NET MVC 5 · ASP.NET Core MVC · SQL Server · JavaScript · HTML · CSS · Bootstrap

05 · Aftësitë

Mjetet e punës.

Gjuhë & framework-e

C#, .NET, ASP.NET MVC 5, ASP.NET Core MVC, JavaScript, TypeScript, React, Next.js, React Native, Expo, jQuery, Kendo UI

Arkitekturë & mesazhim

Microservices, Clean Architecture, Domain-Driven Design (DDD), CQRS, MediatR, RabbitMQ, MassTransit, Transactional Outbox

Të dhëna & ruajtje

PostgreSQL, SQL Server, MariaDB, Entity Framework, Redis

Cloud, DevOps & monitorim

Docker, Docker Compose, GitHub Actions, Azure DevOps, HashiCorp Vault, OpenTelemetry, Jaeger

Testim & mjete

NUnit, NSubstitute, Git, debugging, zgjidhje problemesh

06 · Pyetje

Pyetjet që bëjnë klientët.

Sa kushton një projekt softueri me porosi?

Varet nga projekti, prandaj çdo projekt fillon me një bisedë të shkurtër dhe një ofertë të qartë: çmim fiks dhe afat, të dakorduar para se të fillojë puna. Çmime të mira, shërbimi më i mirë që mund ta jap, dhe punoni drejtpërdrejt me inxhinierin që e ndërton sistemin tuaj.

Sa zgjat?

Një aplikacion web ose mobil i fokusuar zakonisht merr disa javë; një ERP i plotë merr disa muaj. Oferta e përcakton afatin që në fillim, dhe çdo javë merrni një version që mund ta provoni, që ta drejtoni projektin që herët.

Kujt i takon kodi?

Juve. Pasi të paguhet projekti, kodi burimor dhe gjithçka që duhet për ta vënë sistemin në punë janë tuajat.

A punoni me klientë jashtë Kosovës?

Po. Punoj në distancë me klientë në Evropë dhe SHBA, dhe fizikisht në Prishtinë. Jam në orën e Evropës Qendrore dhe punoj në shqip ose anglisht.

A mund ta merrni përsipër ose ta përmirësoni një sistem ekzistues?

Po. Kam punuar me ASP.NET MVC 5, ASP.NET Core dhe .NET modern, prandaj mund ta zgjeroj, rregulloj ose modernizoj një sistem ekzistues në .NET, ose ta lidh me aplikacione të reja web dhe mobile.

A ndërtoni edhe aplikacione mobile?

Po. Ndërtoj aplikacione për iOS dhe Android me React Native dhe Expo, bashkë me backend-in .NET pas tyre. Kam publikuar tri aplikacione për një ERP laboratori dentar dhe aplikacionin Smart Extract.

Çka ndodh pas lansimit?

E lansojmë bashkë dhe mbetem në dispozicion për një periudhë mbështetjeje të dakorduar. Pas saj, mirëmbajtja dhe funksionet e reja mund të vazhdojnë me kushte që i dakordojmë.

A jeni i hapur për kontrata ose punë me orar të plotë?

Po. Përveç projekteve freelance, jam i hapur për kontrata më të gjata dhe pozita me orar të plotë si inxhinier .NET ose full-stack.

07 · Arsimimi

Bachelor në Shkenca Kompjuterike

Universum College · 2017 – 2021

Jashtë orarit

  • Ecje në natyrë
  • Çiklizëm
  • Lexim
  • Pingpong
  • Basketboll
  • PC games